Në Ministrinë e Kulturës , Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësi të takojmë Z.Veton Firzi – sekretarin e përgjithshem të kësaj Ministrie.
Kërkesa jonë Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sportit ishte rreth mbështetjes financiare përgjat organizimit të Panairit 2018 “TAKIMIT NDËRKOMBËTAR TË BIZNISMENËVE, KONFERENCË & PANAIR – PRIZREN 2018”
Gjatë qëndrimit në zyret e kësaj Ministrie u diskutua rreth gjendjes së përgjithshme ekonomiko-sociale në vendin tonë dhe më gjerë.
I falenderohemi sekretarit të përgjithshëm mikëpritjen e ngrohtë, kontributin e tij dhe për kohën që na ndau për neve.